Të keqen e ‘Lazaratit’ holandez

boraMe siguri që teksa shihni këtë foto, pyetja e parë që mund t’ju vijë ëshë kjo: Përse ka shkrirë bora vetëm në atë pjesë të çatisë? Këtë pyetje pati bërë edhe policia hollandeze, e cila më pas zbuloi se brenda banesës rritej lëndë narkotike, që normalisht ka nevojë për ngrohtësi dhe dritë. Personi i arrestuar e kishte përshtatur shtëpine nga brenda, në një lloj “ferme” me ndriçim artificial e ngrohje, në mënyrë që t’i krijonte kushtet e përshtatshme drogës. Nga temperatura e lartë që ishte nën çati, ka ardhur edhe shkrirja e dëborës. Pas arrestimit, policia ka bërë edhe humor duke postuar foton në rrjetet sociale, ndërsa pyeste se çfarë mund të kishte brenda saj.