Të rinjtë e Gjirokastrës, kurse kundër papunësisë (VIDEO)

Rreth 280 të rinj janë regjistruar vetëm gjatë këtij viti për të ndjekur 48 kurse të ndryshme të formimit profesional dhe joprofesional në Gjirokastër.

Sipas drejtorisë lokale të Formimit Profesional në Gjirokastër, kurset më të kërkuara janë ato që lidhen edhe me specifikën turistike të rajonit, si shërbim hotelerie, recepsion, guidë turistike dhe kuzhinë.

Rezart Paja vjen çdo ditë nga Ballshi për të ndjekur kursin për kuzhinier. “Kam mësuar shumë gjëra që nuk i dija. E kam pasion kuzhinën”, thotë Rezarti.

Mimoza Asllani, përgjegjëse e degës mësimore, thotë: “Më të interesuar për kurset profesionale janë të papunët. Ministria e Punës ia mundëson pa pagesë këtë kurs atyre që nuk janë në punë”.

Në drejtime të tjera profesionale si kujdestare fëmijësh, parukeri estetikë, riparues elektrik, hidraulik dhe shërbim automjetesh janë diplomuar vetëm gjatë 3-mujorit të parë të këtij viti rreth 170 të rinj, prej të cilëve 29 kanë gjetur një vend pune./tch