Të vërtetat e ‘Kanunit të Labërisë’- Reportazh nga Brikena Metaj (VIDEO)

Kanuni i Labërisë është përmbledhje e normave të pashkruara të së drejtës zakonore që kanë vepruar në krahinat midis tre urave: të Drashovicës, të Tepelenës e të Kalasës. Tradita gojore e lidh kanunin e Labërisë me emrin e papa Zhulit, themeluesit të katundit Zhulat (Gjirokastër).

Rreth viteve 1840-1850 u bënë disa ndryshime në kanunin e vjetër të Labërisë. Këto ndryshime njihen me emrin “Shartet e Idriz Sulit”.

Ndryshimet pasqyronin marrëdhëniet sunduese feudale dhe u përgjigjeshin interesave të agallarëve, të klasës sunduese feudale.

Ndërkaq ato u kundërviheshin ligjeve dhe sistemit gjyqësor të pushtuesve osmanë si dhe reformave të Tanzimatit. Kanuni i Labërisë ishte i mbledhur, por jo i kodifikuar. Normat e tij janë përgjithësisht të njëjta me ato të kanuneve të tjera. Ndiqni reportazhin e përgatitur nga gazetrja Brikena Meta për televizionin News 24.