Televizioni i LSI-së në Gjirokastër i mbyll derën kandidatit të PD-së

Kandidati për deputet i PD-së në Gjirokastër, thotë se Alpo Tv i ka hequr mundësinë për të folur sonte në mbrëmje në një prej emisioneve të tij.

Sipas Bejkos, arsyeja kuptohet nga të gjithë, duke qenë se ky televizon zotërohet nga familja Tavo. Më poshtë reagimi i plotë i Bejkos.

Të nderuar miq, pasi ALPO TV që zotërohet nga familja Tavo na i hoqi dje mundësinë të shpreheshim para publikut të Qarkut Gjirokastër për arsye që meren me mend, sonte në orën 21 00 do keni mundësinë të më ndiqni në televizionin tjetër lokal Channel 7.

E falenderoj stafin e këtij televizioni për mundësinë që më dha për të hyrë sonte në shtëpinë e çdo qytetari që është i interesuar të dëgjojë alternativën e PD-së.