Tentoi të kalonte 26 klandestinë me 1 mijë € secilit, në pranga trafikanti

172647_1Në tre Urat Çarçovë është vënë në prangat nga Specialistët e Policisë Kufitare, 45-vjeçari, Arben Topoviti, i cili tentonte të kalonte ilegalisht nga Greqia në drejtim të Malit të Zi, nëpërmjet  shqiptarë, 26 shtetas të vendeve të treta, kundrejt një shume prej 1.000 euro secili. Topoviti me banim në Përmet akuzohet për veprën penale të ”Dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit”.

Ndërkohë, një ditë më parë, nga ana e efektivave të Stacionit të Policisë Kufitare Tre- Urat,  Çarçovë, në vendin e quajtur ”Qymyri” në afërsi të fshatit Zhepe, janë ndaluar edhe 26 shtetasit, të cilët vinin nga vendet e treta, të cilët shoqëroheshin nga shtetasi i mësipërm.

Pas intervistimit të bërë, shtetasit e huaj deklaruan se donin të iknin në vendet e BE-së, dhe për këtë ishin lidhur me një shtetas arab, i cili kishte marrë përsipër kalimin e tyre nga Greqia në Mal të Zi nëpërmjet Shqipërisë, kundrejt një pagese prej 1.000 eurosh për person.

45 vjeçari mbahet në ambientet e paraburgimit të D.P.Q.Gjirokastër, ndërsa materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Përmet, për ndjekje të mëtejshme ligjore në lidhje me veprën penale ”Dhënie ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit”

Gjithashtu, nga informacionet bëhet e ditur se po punohet me palën greke për kapjen e shteasit Arab.