Tentoi të vidhte një automjet, arrestohet 28-vjeçari nga Gjirokastra

Policia-GjirokasterNga ana e specialistëve të Seksionit për  Hetimin dhe Parandalimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gjirokastër  u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Marsel  Çunaj, 28 vjeç, banues në Gjirokastër.

Arrestimi i tij u bë pasi:  Më datë 19.05.2015, rreth orës 03:40, është kapur nga ana e policisë në rrugë operative, duke tentuar të vjedhë automjetin tip “Suzuki” me në pronësi të shtetasit A.Zh , 54 vjeç, banues në Gjirokastër.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër.