Tërmeti shkund sërish Gjirokastrën

Epiqendra e tërmetit që goditi jugun e vendit ishte gadishulli i Karaburunit. Raportohet se tërmeti ishte 3.9 ballë i shkallës Rihter, ndërsa ra në një thellësi prej 2.7 kilometrash ç’ka ka rritur edhe forcën e tij goditesë duke u ndjerë edhe në rrethet e tjera të vendit. Gjirokastra ishte një prej qyteteve ku u ndien lëkundjet, por më të forta ato ishin në Vlorë, Orikum dhe zonën përreth. Nuk raportohet për dëme materiale.