Thirrje Qeverisë – Forumi kërkon ndërtimin e aeroportit të Gjirokastrës: Plotëson kushtet teknike

1920509_228534347337488_320935639_n-696x398Anëtarët e Forumit për Aeroportin e Gjirokastrës i kanë bërë thirrje Qeverisë të rishikojë mundësinë për bërjen funksionale të aerodromit të vjetër 80-vjeçar. Anëtarët e këtij forumi thonë se aeroporti i Gjirokastrës plotëson çdo parametër teknik për t’u bërë funksional.

Anëtarët e Forumit të Aeroportit të Gjirokastrës kanë kërkuar edhe njëherë nga Qeveria shqiptare rivendosjen në funksion të aerodromit 80-vjeçar, i cili sot ekziston vetëm fizikisht.

Ata thonë se zona i plotëson të gjithe elementët teknikë për tu kthyer në një aeroport rajonal ndërkombëtar.

I ndodhur në trekëndëshin Gjirokastër-Berat-Butrint, investimi për ndertimin e tij do të përkthehej në zhvillim ekonomik të zonës.

Llambi Margariti: Jemi në projekte të zhvillimit dhe nga pozicioni gjeografik jemi shumë të përshtatshënm për ta zhvilluar këtë aeroport. Aq më tepër edhe pozicioni gjeografik i mënyrës si është ndërtuar, studiuar nga inxhinierë që janë specialistë të kësaj pune, kanë këmbëngulur që një nga mundësitë më të mira për të bërë një aeroport në jug do të ishte Gjirokastra.

Sokol Karaulli: Është një raport tradicional i ngritur, me kulla dhe të gjitha mjetet. Me shumë pak shpenzime mund të vihet në punë. Nuk mund të vihet vetëm me autobusa, edhe për ata nuk ka terminal.

Anëtarët e Forumit të Aeroportit të Gjirokastrës u bëjnë thirrje edhe qytetarëve të Gjirokastrës të reagojnë për këtë çështje./ora news