Thyen xhamin e BMW-së për ta vjedhur, arrestohen dy persona në Gjirokastër

Policia-GjirokasterNga ana e Seksionit të Hetimit dhe Parandalimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Gjirokastër është bërë arrestimi në flagrancë i dy shtetasve:

Muzafer Kotroçi, 32 vjeç, banues në Gjirokastër.

Elird Braja, 28 vjeç, banues në Gjirokastër.

Këta shtetas u arrestuan pasi shtetasi S.D, banues në Gjirokastër, ka bërë kallzim sepse shtetasit e mësipërm i ka parë duke thyer xhamin e automjetit të tij ‘’BMV’’ me targa AA171 GZ, duke tentuar ta vjedhin.

Materialet i kauan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprën penale ‘’Vjedhje e kryer në bashkëpunim e mbetur në tentativë’’ parashikuar nga nenet 134, 25 dhe 22 të Kodit Penal.