“Tigër kartoni”, Bejko sulmon Tavon te televizioni i LSI-së, ndërhyn gazetari (VIDEO)

Kreu i Partisë Demokratike në Gjirokastër, Roland Bejko, ishte mbrëmë i ftuar në televizionin Alpo në një bashkëbisedim me gazetarin Arian Xhani. Që në nisje të emisionit, Bejko ironizoi deputetin e LSI-së, Vangjel Tavo, të cilin e etiketoi si “tigër kartoni”. Reagimi i kreut të PD-së erdhi pas “provokimit” dhe deri diku delirit të gazetarit Xhani, i cili vazhdimisht e quan Tavon “superdeputet”.

“Do të flasim me z. Bejko edhe për përballjen e qershorit, ku siç dihet kundërshtarët e PD-së janë super të fuqishëm, me dy ministra të PS-së dhe superdeputetin e LSI-së, Vangjel Tavo”, tha gazetari Arian Xhani, duke përmendur ndërkohë edhe sondazhe që sipas tij e nxjerrin Tavon deputetin më të preferuar, ndonëse nuk citoi një sondazh konkret. Në këtë moment ndërhyri Bejko, duke e quajtur Tavon “tigër kartoni”.

Në vijm të bisedës kreu i PD-së Gjirokastër hodhi akuza të ashpra ndaj deputetit të LSI-së, të cilin e quajti supermashtrues.

“Vangjel Tavo është supermashtrues që bën diversion edhe te partitë e tjera, duke marrë ndonjë hallexhi nga PS-ja apo PD-ja, duke i premtuar ndonjë vend pune. Rrogën për një vend pune e ndajnë në tre të punësuar informal, sepse kërkon që t’i mbaj të lidhur”, tha Bejko.

Shihni këtë moment në videon më poshtë të përmbledhur nga ArgjiroLajm.net

/ArgjiroLajm.net/

Tiger kartoni, Roland Bejko sulmon Vangjel… by argjirolajm