“Tradita Libohovite”, detaje nga festa e 13 gushtit

IMG_0171Bashkia Libohovë vijon punën për organizimin e festës së përvitshme “Tradita Libohovite”, që do të mbahet mbrëmjen e 13 gushtit.

Në ndryshim nga vitet e shkuara është menduar që festimet të zhvendosen pak më tej sheshit ku është mbajtur përvit kjo festë. Veç orkestrës pritet të performojnë edhe grupe të muzikës polifonike nga Libohova, Zagoria e Lunxhëria.

Do të ketë gjithashtu edhe një ceremoni të veçantë për dhënien e titullit “Qyetetar Nderi” i Libohovës për z.Abdullah Lile.

Bashkia Libohovë ka nisur ndërkohë shpërndarjen e ftesave për autoritete të ndryshme lokale, ministra e deputetë të qarkut, për të marrë pjesë në këtë festë.

“Tradita Libohovite” mbledh së bashku për një natë shumë libohovitë që jetojnë e punojnë jashtë Libohove, si dhe qytetarë të ndryshëm nga fshatrat përreth.

Për ata që nuk do të jenë dot të pranishëm, Libohova Online do të transmetojë live disa herë gjatë mbrëmjes në faqen në Facebook.

|Libohova Online|