“Tradita Libohovite”, kryebashkiakja Mandi fton qytetarët në festë

tmp_19426-20160811_141108-1734328508Kryebashkiakja e Libohovës, Luiza Mandi, përmes një postimi në faqen e saj në Facebook ka ftuar qytetarët të marrin pjesë në festën “Tradita Libohovite”, e cila do të mbahet nesër në mbrëmje. Sipas saj kjo festë është gjithashtu një mundësi takimi mes komunitetit libohovit.

“Të nderuar miq, Kam kënaqësinë t’ju ftoj në festën popullore “Tradita Libohovite”, që nis nesër në mbrëmje në orën 19:00. Kjo festë për më tepër është një pikë takimi për komunitetin tonë, i cili siç dihet është prekur në dy dekadat e fundit nga një shkallë e lartë emigrimi. “Tradita Libohovite” është një ngjarje e rëndësishme për banorët e këtushëm dhe ata që janë shpërngulur, por që gjithmonë e gjejnë mundësinë të kthehen në rrënjët e tyre. Libohova ju mirëpret, të festojmë dhe argëtohemi së bashku”, shkruan Mandi.

Kryebashkiakja e shoqëron mesazhin e saj edhe me një baner të dizenjuar enkas për këtë festë të përvitshme.

|Libohova Online|