Trafiku i klandestinëve në Gjirokastër, arrestohet 26-vjeçari

Nga Specialistët për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Gjirokastër u bë ndalimi i shtetasve në kërkim: Ervin Llaka, 26 vjeç banues në Bilisht, Korçë. Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi më datë 22.10.2018, në bashkëpunim me dy shtetas të tjerë i’u ka dhënë ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit tre shtetasve të huaj nga vendet MENA.