Transportonte dy shtetas sirianë, arrestohet në Jorgucat 51-vjeçari

Nga specialistët e seksionit të Hetimit të Trafiqeve në Drejtorinë Vendore të Policisë Gjirokastër u arrestua në flagrancë shtetasi:

Petrit Beqiraj, 51 vjeç, banues në Sarandë, pasi:

Në aksin rrugor Jorgucat-Sarandë, u kap nga shërbimet e policisë duke transportuar me automjetin në pronësi të tij “Taksi”, tip “Benz”, me targë AC 485 T, përkundrejt fitimit, dy shtetas sirian.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprime të mëtejshme.