Trashëgimia folklorike, rikthehet pas 25 vitesh konkurrimi mes shkollave në Gjirokastër [VIDEO]

10945409_1069964156363934_810582128602595826_n20 shkolla të mesme dhe 9-vjecare të rrethit të Gjirokastrës kanë marrë pjesë në konkurrimin e parë folklorik pas rreth 25 vitesh mungese. Eventi që erdhi nën titullin “Takimi i Trashëgimisë” solli gjetjet kryesore të traditës së zonave prej nga vinin nxënësit. Në konkurrim spikatën grupet e reja të isopolifonisë, risjellja e valleve të vjetra të kënduara të zonës së Dropullit, Pogonit , Kardhiqit, Odries, Lunxhërisë. Libohoves etj. Problemi i vetëm në këtë event ishte mungesa e kostumografisë. Konkurrimi që po përgatitej prej muajsh dhe që i ka paraprirë Festivalit Folklorik Kombëtar risolli në vëmendje sfidat e përcjelljes së trashëgimisë tek brezat e rinj.