Tre të rinj nga Maroku kalojnë kufirin në Kakavijë, por kapen te ‘Ura e Lumit’ në Gjirokastër

Tre të rinj nga Maroku kanë mundur të kalojnë në mënyrë të paligjshme kufirin nga Greqia dhe kanë hyrë në territorin shqiptar.

Ata janë ndaluar nga policia një ditë më parë në Gjirokastër në vendin e quajtur ‘Ura e Lumit’.

M.N, A.Q dhe Y.A, vjeç 23, 21 e 18, u proceduan me urdhëra largimi me ekzekutim vullnetatar.