Tritan Shehu mbledh PD-në e Libohovës: Projekti i qendrës nuk është transparent (FOTO)

Deputeti i qarkut Gjirokastër, Tritan Shehu ka zhvilluar një takim me strukturat dhe simptazantët e PD-së në Libohovë.

Ai ka diskutuar me ta problemet që shqetësojnë banorët e Libohovës, si furnizimi me ujë të pijshëm, ndërprerja e shpeshtë e energjisë elekrike, si dhe mungesa e investimeve në disa lagje të brendshme të Libohovës.

Sipas Shehut projekti për rindërtimin e qendrës së Libohovës nuk është transparent, ndërsa kanalet kulluese nëpër fusha janë jashtë funksionit.

Deputeti i PD-së foli edhe për zgjedhjet e 25 qershorit, për të cilat tha se ato u ndikuan nga presioni për vendin e punës dhe shitblerja e votës. Shehu shoqërohej në këtë takim edhe nga kreu i PD Gjirokastër, Roland Bejko.

©Libohova Online 

Image may contain: 4 people, people sitting, table and indoor

Image may contain: 7 people, people sitting, table and indoor

Image may contain: 4 people, people sitting, table and indoor

Image may contain: 2 people, people sitting, table, living room and indoor

Image may contain: 6 people, people sitting, table and indoor

Image may contain: 4 people, people sitting, table and indoor