Tritan Shehu prezanton drejtuesit e PD-së me gazetarët në Gjirokastër (FOTO)

Deputeti i PD-së në qarkun Gjirokastër, Tritan Shehu, zhvilloi sot një takim me përfaqësues të mediave lokale. Sipas tij takimi ishte produktiv dhe se ende ka vend për forcimin e komunikimit dinamik me mediat.Të pranishëm në takim ishin edhe drejtuesit kryesorë të degëve të PD-së në Gjirokastër, Tepelenë, Memaliaj, Këlcyrë e Përmet. Shehu tha gjithashtu se përmes këtij takimi u krijua një lidhje direkte mes drejtuesve të degëve të PD-së me gazetarëve për trajtimin e problemeve që shqetësojnë qytetarët.

Takimi në fakt është disi i pazakontë për kohën. Zakonisht politikanët bëjnë takime të tilla në prag të zgjedhjeve, për të krijuar raporte të mira me mediat, ndërsa deputeti i PD-së ka zgjedhur kohë tjetër. Me siguri po përgatit terrenin për zgjedhjet lokale, ku ai pritet të udhëheqë një tjetër fushatë të PD-së. Kujtojmë se nën drejtimin e Shehut, në zgjedhjet e 2015 dhe 2017, PD në Gjirokastër mori një rezultat të keq. Nga 7 bashki të qarkut fitoi vetëm 2; Përmetin dhe Dropullin. Kjo e fundit nuk llogaritet politikisht për PD-në, pasi dihet që është një bashki e kontrolluar nga LSI dhe Vangjel Tavo.

Image may contain: 3 people, people sitting, table and indoor

Image may contain: 3 people, people sitting, table and indoor

Image may contain: 3 people, people sitting, table and indoor

Image may contain: 6 people, people sitting, table and indoor

Image may contain: 3 people, people sitting and indoor

Image may contain: 3 people, people sitting, stripes and indoor

Image may contain: 3 people, people sitting, table and indoor