Tritan Shehu: Rama po izolon Gjirokastrën, s’ka bërë asnjë metër të rrugës Kardhiq-Delvinë

Deputeti i PD Tritan Shehu jep alarmin se infrastruktura në qarkun e Gjirokastrës lë për të dëshiruar dhe në vitet e qeverisjes “Rama” sipas tij nuk është kryer asnjë investim. Në këto kushte, sipas Shehut rruga nacionale Përmet-Tre Urat, rrugë që le lidh me Greqinë dhe me Qarkun e Korcës është në gjendje dramatike.  Ndërsa poston disa foto të kësaj rruge, foto që deputeti i cilëson si dramatike, i bën thirrje kryeministrit që të ndërhyjë para se të jetë vonë.

“Z.Kryeminister, ju jo vetem po e diskriminoni Qarkun e Gjrokastres, por dhe po e izoloni ate!
Po publikoj disa foto dramatike te gjendjes se sotme te rruges nacionale Permet-Tre Urat, rruge qe e lidh me Greqine dhe me Qarkun e Korces. Kam publikuar disa here per gjendjen e rende infrastrukturale ne ate Qark, edhe per kete rruge shume te rendesishme, jo vetem per komunikimin e qytetareve, por dhe per zhvillimin e turizmit, ekonomise, aktiviteteve etj. Kam terhequr vemendjen per gjendjen e degraduar te ketij Aksi te Jugut…asgje! Dhe tashti po ndodh cfare ishte parashikuar, ajo rruge po mbyllet krejtesisht. Aktualisht ne pjese te saj mund te levizin vetem automjete te vogla, vetem ne nje korsi dhe keto duke u rrezikuar. Per autobuza, turiste e mallra as qe behet me fjale, e pamundur! Z. Kryeminister, ne 4,5 vite te Qeverisjes suaj, ju nuk keni bere asnje investim ne infrastrukturen e atij Qarku; rruga Kardhiq-Delvine nuk ka avancuar as dhe nje meter, Boshti i Jugut eshte harruar krejt, ne nivel rural nuk ka asgje…etj!! Me tej aeroporti i Gjirokastres….?! Ato qe ekzistonin: rruget, urat, veprat muzeale, energjia, ndertesat..bizneset etj, vecse po shkaterrohen, se bashku me mijrat e banoreve qe po largohen. Z.Kryeminister, keshtu si po veproni ju po e ktheni ate Qark simbol vlerash e historie, vecse ne nje “geto” varferie, pa punesie, deshperimi e braktisje!”, shkruan deputeti.