Tritan Shehut i vjen në ndihmë Baçi Muka, nis e akuzon deputetët e PS-së, harron me dashje Genc Rulin (VIDEO)

Tritan Shehu, kandidati për deputet i PD-së ka zhvilluar së fundi një takim elektoral në Tiranë me banorë të qarkut Gjirokastër që jetojnë e punojnë në kryeqytet. Ai shoqërohej në këtë takim nga ish-drejtues të PD-së, mes të cilëve edhe Vasil Muka, i cili mbante postin e Drejtorit të Drejtorisë Arsimore në Gjirokastër në mandatin e parë qeverisës të PD-së. Duke folur para të pranishmëve, Muka luante rolin e të paditurit duke u shprehur se nuk i mbante mend deputetët majtë të qarkut Gjirokastër.

“A i dini cilët janë? Unë i kam harruar për veten time. Dikush thotë këtu që Ben Ahmeti. Nuk e di gjirokastritët sa e kanë parë çfarë ka bërë për Gjiokastrën. Erion Veliaj bëri dasmën vetëm në Gjirokastër. Anastas Angjeli bëri vetëm universitetin e tij këtu me ligjin e arsimit të lartë. Atëhere çfarë t’i mbajmë mend këtyre njerëzve?”, pyet Vasil Muka.

Por ish-drejtori i PD-së harron me dashje të përmend Genc Rulin, i cili që pas vitit 2013 nuk shkeli më kurrë në Gjirokastër, duke thelluar përçarjen e PD-së, përçarje e cila ekziston ende sot, ku shumë prej njerëzve të saj në Gjirokastër punojnë për PS-në apo LSI-në.

I pranishëm në takimin e vakët të Shehut ishte gjithashtu Ylli Asllani, Artim Biraçi dhe Ilia Kuro, ish-kryetar i Komunës së Lunxhërisë, i cili në vitin 2015 kur u largua nga detyra, u ndalua nga policia pasi nuk dorëzoi makinën e institucionit që drejtonte. Shihni më poshtë videon e takimit.

/ArgjiroLajm.net/