Tronditet Libohova, 53-vjeçari dyshohet se ka abuzuar seksualisht me vajzën minorene të nipit të tij

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Libohovë, ku një minorene dyshohet se është abuzuar seksualisht në mënyrë të vazhdueshme nga një 53-vjeçar, i cili është arrestuar nga policia. Specialistët e Seksionit të Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Gjirokastër ndaluan shtetasin K.H, 53 vjeç, banues në Libohovë.

Sipas Policisë së Gjirokastrës, ai dyshohet se në periudha të ndryshme kohore ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me një shtetase të mitur, 16 vjeçe, e cila ndodhet në spital, për të marrë ndihmën mjekësore dhe për ekzaminimet e mëtejshme. Materialet në ngarkim të shtetasit të mësipërm u referuan në Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale më dhunë me të mitur të moshës 14-18 vjeç”.

Ngjarja kishte pak kohë që përflitej në komunitet, por askush për fatin e keq, nuk pati guximin të denonconte në polici. Gjithçka u zbulua pasi e mitura u shtrua në spitalin e Gjirokastrës në gjendje të rëndë shëndetësore. Autori i dyshuar babain e vajzës e ka nip, djalin e motrës. Pritet që hetimi i nisur për këtë ngjarje të rëndë të zbulojë më tepër.