U tërhoqën dy kandidatë, çfarë ndodhi me garën për kryetarin e FRPD Gjirokastër?

FRPD GJirokasterEdhe pse fillimisht u fol se do të kishte një garë, për zgjedhjen e kreut të ri të Forumit Rinor të Partisë Demokratike në Gjirokastër, nuk ndodhi kështu.

Magrip Gjika dhe Besa Selfo, dy prej kandidatëve u tërhoqën para se të niste votimi.

Rrjedhimisht “fitues” doli kandidati tjetër Artan Aliko. Zyrtarisht nuk u bënë të ditura arsyet e dorëheqjes së dy kandidatëve.

Një ditë para votimit, FRPD Gjirokastër njoftonte se zgjedhjet për kryetarin e ri do të bëheshin sipas parimit “një anëtar një votë”, por nuk rezultoi kështu.

I pranishëm në konventën e FRPD Gjirokastër ishte edhe anëtari i Kryesisë së PD-së, Tritan Shehu. 

Artan Aliko
Artan Aliko, kreu i ri i FRPD Gjirokaster.

Frpd gj