Vetëvrasja në Fushëbardhë, policia zbardh shkakun pse i moshuari qëlloi veten me armë

Policia e Gjirokastrës sqaron ngjarjen e ndodhur dje pasdite ne fshatin Fushëbardhë, ku një i moshuar u vetëvra me çifte. Rebo Onjeja vuante nga skleroza, prandaj në kushte të pavetëdijshme i drejtoi armën vetes. Më poshtë njoftimi i policisë.

‘Më datë 06.01.2018, rreth orës 06:30, në fshatin Fushëbardhë, në oborrin e banesës, është gjetur i vetëvrarë me armë gjahu teke, shtetasi Rebo Onjeja,  vjeç 77,  i cili vuante nga skleroza. Me cilësinë e provës materiale u bllokua arma e gjahut teke e markës “CBS”, me nr. 1580252, kalibër 12 mm, një gëzhojë markës “Moden Nobël Sport 12” dhe leja e armës. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, për ngjarje  aksidentale,” shkruhet në njoftimin e policisë.’