‘Vettingu’, dorëhiqen dy oficerë policie në Gjirokastër

Dje ishte afati i fundit që oficerët e policisë në të gjithë vendin të dorëzonin formularët e vetëdeklarimit në kuadër të procesit të vettingut. Procesi është përmbyllur edhe në Drejtorinë e Policisë Gjirokastër deri më tani, raportohet për dy oficerë kanë dhënë dorëheqjen nga Policia e Shtetit. Ata nuk i kanë depozituar të dhënat për pastërtinë e figurës dhe gjendjen e tyre pasurore, për arsye që ende s’janë bërë publike.