Video: Goli i Salihit bën xhiron e botës

Hamdi-Salihi-2_1Supergoli i Hamdi Salihit në ndeshjen më të rëndësishme të fundjavës në Ketgorinë Superiore mes Partizanit dhe Skënderbeut po bën xhiron e botës.

“Gazzetta Dello Sport” e propozon perlën e shkodranit në faqen zyrtare në Facebook, ndërsa në Greqi është faqja Palo.Com që i kushton një hapësirë të madhe golit të Salihit që e propozon në faqen e saj si një nga realizimet më të bukura të fundjavës futbollistike.

Edhe vetë bomberi shkodran u shpreh i kënaqur për golin e veçantë edhe pse gjatë karrierës ka shënuar disa të tillë.

Në intervistën dhënë për emisionin “Gol pas Goli”, 31-vjeçari e pranoi se ky realizim është i veçantë, por shtoi se gjithçka do të ishte më e bukur nëse edhe skuadra e Skënderbeut do të kishte fituar.

Më pas ai u përqëndrua te rivaliteti në kampionatin shqiptar duke e pranuar se vite më parë kur ai u largua situata ndryshonte.

Sulmuesi i kampionëve deklaroi gjithashtu se Skënderbeu mbetet favorit në garën për titullin, duke thumbuar madje edhe Partizanin.

“Jam i bindur se në Shqipëri nuk kemi rivalë dhe kjo do të shihet deri në fund të sezonit, madje kampionati nuk fitohet me goditje standarte!”.

Një deklaratë që pritet të ndezë edhe më shumë rivalitetin në aksin Korçë-Tiranë. Shkodrani shpreh bindjen se Skënderbeu nuk do të shkurorëzohet, por në kampin e kuq i bëjnë llogaritë ndryshe.

Ky sezon premton spektakël!/Supersport