VIDEO/ Vangjel Tavo humbet qetësinë, vetëshpallet bir i Labërisë: Jeni xhelozë se numrit tuaj nuk i bie askush

Kandidati i LSI-së në Gjirokastër, Vangjel Tavo ka dalë sot në një deklaratë për mediat, për t’iu përgjigjur sulmeve ndaj tij kohët e fundit nga rivalët në garë, qofshin të PD-së apo PS-së.

Në deklaratën e mbushur me folklorizma, Tavo i kërkonte kandidatëve të tjerë ta sfidonin me ide dhe jo me sulme individuale.

“Ndjej keqardhje për habitatin e mjerë që disa elementë të dëshpëruar strehohen për të thurur intriga dhe shpenzojnë netë pa gjumë për të trilluar sulme individuale të turpshme herë me miell e herë me numra telefoni të shtyrë nga xhelozia që askush nuk i bie numrit të tyre”, tha Tavo teksa u vetëshpall edhe si bir i Labërisë. Më poshtë video-deklarata e tij e plotë.