Viti i ri akademik, Golemi uron studentët: Universiteti “Eqerem Çabej” qendër e rëndësishme arsimore në jug

14671198_190538318055728_8798213062655424834_nMe rastin e nisjes së vitit të ri akademik, ka shprehur urimin e tij edhe kreu i PS-së Gjirokastër, Flamur Golemi. Ai thotë se Universiteti “Eqerem Çabej” mbetet një qendër e rëndësishme arsimore në jug të vendit dhe i jep një dimension tjetër jetës në Gjirokastër.

Më poshtë urimi i plotë:

Vit te mbarë ! Suksese!

“Sa më shumë dije të fituara aq më të vlefshëm për vete dhe shoqërinë”. Ky është urimi që ndaj me të gjithë ju, studentë dhe pedagogë, në këtë fillim të vitit të ri akademik 2016-2017.

Gjirokastra si një qendër e rëndësishme në jug të vendit merr me shumë vlera falë edhe funksionimit të Universitetit “Eqerem Çabej”.

Qyteti i gurte ka prej ditës së sotme më shumë frymëmarrje, më shumë gjallëri dhe më shumë freski.

Ju studentë i jepni një tjetër ritëm dhe dimension jetës në Gjirokastër. Mirëseerdhët!.

Me respekt, Kryetari i PS Flamur Golemi

14671065_190540628055497_859742000164138829_n