Viti i ri akademik, vetëm 287 studentë të rinj në Universitetin ‘Eqrem Çabej’

Në Universitetin ‘Eqrem Cabej’ në Gjirokastër janë vetëm 287 studentë të rinj të cilët e çojnë në pak më shumë se 1000 numrin e përgjithshëm në të gjitha programet e studimit.

Ashtu si vitet e fundit  degët Matematikë-Fizika, Gjuha dhe Qytetërimi Grek, Teknologjia e Informacionit rrezikojnë të mbyllen nëse nuk arrijnë 10 studentë.

“Janë në një numër të kufizuar studentësh dhe rrezikohet në ndonjërin prej tyre edhe frekuentimi për këtë vit akademik”, ka thënë rektori Bektash Mema.