Vizitorët kthehen mbrapsht, Kalanë e Libohovës e gjejnë të mbyllur me dryn

Përpara disa ditësh Drejtoria Rajonale e Kulturës Kombëtare në Gjirokastër vendosi një portë të re në Kalanë e Libohovës, për të mbrojtur monumentin nga hyrja e bagëtive. Por duket se porta ‘pengon’ në fakt edhe hyrjen e vizitorëve që mbërrijnë në Libohovë. E thënë më thjesht, u bënë tashmë disa raste kur në këtë kala kanë shkuar vizitorë, por nuk mundën të hynin brenda për shkak se porta ishte e mbyllur me dryn. Jo më larg se sot, një grup u kthye mbrapsht nga rruga, pasi portën e monumentit e gjeti të mbyllur. Bashkia Libohovë dhe Drejtoria e Kulturës Kombëtare në Gjirokastër, duhet të marrin masat që kjo gjë e pakuptimtë të mos përsëritet më. Monumentet janë nuk duhet të mbahen larg prej njerëzve, aq më tepër kur bëhet fjalë për vizitorë që vijnë nga përtej Libohovës.

©Libohova Online