Vodhën dy kompjutera dhe një iPad në Kishë, arrestohen dy adoleshentë

Nga specialistët e seksionit Kuadër Krimeve në Komisariatin e Policisë Tepelenë është bërë arrestimi në flagrancë i shtetasve :

K.P, 16 vjeç , banues në Tepelenë.

Xh.B, 16 vjeç , banues në Tepelenë.

Shtetasit e mësipërm u arrestuan pasi, në bashkëpunim me njeri tjetrin në datë 07.01.2017, rreth orës 19:00 kanë vjedhur disa sende në kishën Ungjillore Tepelenë.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan sendet e vjedhura 2(dy) kompjutera (Laptop) dhe 1(një) IPAD.

Materialet në ngarkim të këtyre dy shtetasve i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprën penale “Vjedhje e kryer në bashkëpunim”.