Vrasja e të moshuarit në Dropull, edhe Apeli jep burgim të përjetshëm për Kamon dhe Qopekajn

Judge_court_decisionGjykata e Apelit në Gjirokastër ka dënuar sot me burgim të përjetshëm Adrian Qopekajn dhe Dashamir Kamon nga Libohova, të cilët në bashkëpunim me njëri-tjetrin vranë në prill të vitit 2013, Pandeli Magllarën, 78 vjeç dhe plagosën rëndë bashkëshorten e tij. Ngjarja ndodhi në fshatin Vodhinë të Dropullit të Sipërm.

Apeli la në fuqi vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë dhe kërkesën e Prokurorisë për të dënuar me burg përjetë dy të akuzuarit e këtij krimi.

Ngjarja

Ne njoftimin zyrtar te policise per ngjarjen thuhej se rreth ores 03:00 te mengjesit në sallën operative të Policisë së Gjirokastrës kishte mbërritur njoftimi me telefon nga një banor i fshatit Vodhinë, një nga 17 fshatrat e krahinës së Dropullit të Sipërm. Telefonuesi njoftoi se në fshat ka ndodhur një vjedhje me dhunë e banesës së familjes Magllara dhe se i zoti i banesës ka humbur jetën. Pas njoftimit, në drejtim të vendngjarjes janë nisur dhjetëra forca policie dhe grupi hetimor i drejtuar nga vetë drejtori i policisë së qarkut, Ajet Ibro. Në vendin e ngjarjes, ata kanë konstatuar se dy grabitësit, pasi kanë shqyer hekurat e dritares së banjës në katin e dytë të banesës së shtetasit Pandeli Magllara, rreth 78 vjeç, kanë hyrë në banesë për të vjedhur. Në momentin që janë gjendur brenda banesës dhe kanë nisur të kontrollojnë, lëvizjet e tyre janë dëgjuar nga i zoti i banesës, Pandeli Magllara, i cili ishte duke shkuar në tualet.

gjirokaster-vrasja_1
Shtepia ku ndodhi ngjarja.

“Në momentin që i zoti i banesës ka shkuar në tualet, është ndeshur me dy shtetasit që ishin futur nga dritarja, të cilët i kanë përplasur kokën në lavaman dhe për pasojë ai ka humbur jetën”, thuhet në njoftimin zyrtar të policisë. Në vazhdim të komunikatës policia nënvizon se, bashkëshortja e tij, Evanthia Magllara, kur ka dëgjuar zhurmë, ka shkuar menjëherë në katin e dytë të banesës, por edhe ajo është goditur me sende të forta në kokë. Më pas, dy grabitësit e kanë lidhur dhe i kanë zënë gojën me plastmas që të mos bërtiste. Pas izolimit të saj, dy grabitësit kanë kontrolluar pothuajse krejt dhomat e banesës për lekë, por policia nuk është e sigurt dhe e qartë nëse ata kanë vjedhur lekë apo jo, pasi Evanthia është transportuar për në spitalin e Gjirokastrës për të marrë ndihmë mjekësore dhe nuk është bërë e mundur pyetja e saj për rrethanat e ngjarjes.

Sipas policisë, rreth një orë pas ngjarjes, gruaja e plagosur rëndë ka mundur të përmendet dhe të kërkojë ndihmë, duke bërtitur me zë të lartë, kështu që fqinjët e kanë dëgjuar dhe kanë mbërritur në banesë, ku i kanë ofruar ndihmën të moshuarës dhe kanë njoftuar policinë. Policia tha se ende nuk ka mundur të marrë në pyetje të plagosurën, për shkak të gjendjes së saj shëndetësore, ndërkohë që dëshmia e saj mund të ndihmojë në dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeje kriminale. 

Arrestimet

Per kete ngjarje policia e Gjirokastres arrestoi Adem Qopekajn 26 vjec dhe Dashamir Kamon 44 vjec, qe te dy  nga Libohova. Per policine keta persona kishin edhe precedente te meparshem penal. Ata njiheshin si grabites kishash.  Policia gjeti si prove materiale një palë doreza dore me njolla gjaku, një palë pantallona me njolla gjaku, 12 ikona të kishave të Dropullit si dhe mjete pune qe sherbenin per te kryer grabitjet.

Pas vrasjes tragjike gjate grabitjes qe ndodhi ne Dropullin e Siperm policia nisi kerkimet, shoqeroi 31 persona dhe kontrolloi 22 banesa deri sa ra ne gjurmet e dy autoreve te kesaj ngjarje te rende. Ata jane arrestuar me akuzen e “Vjedhjes me pasojë vdekjen”, të “vjedhjes me dhunë” kryer në bashkëpunim, ndërsa në ngarkim të shtetasit Adrian Qopekaj rëndonin edhe akuzat “Prodhim dhe mbajtie pa leje të municioneve luftarake”.

Nuk dihet ende nëse vendimi i Gjykatës së Apelit Gjirokastër do të dërgohet nga avokatët mbrojtës edhe në shkallën e fundit të gjyqësorit, në Gjykatën e Lartë, për të kërkuar ulje të dënimit.

timthumb1
Oficer policie ne shtepine ku ndodhi ngjarja.