Vrasja e të riut, FRPD Gjirokastër anulon aktivitetin festiv

tmp_19103-10365630_1017564928314588_2407911961973866337_o-1297107663Forumi Rinor i Partisë Demokratike Gjirokastër zhvilloi dje mbledhjen e radhës për të koordinuar punën për organizimin e një aktiviteti festiv në fundjavë.

Por për shkak të ngjarjes së rëndë që ndodhi dje, ku humbi jetën i riu Dorian Lluka, ky event është shtyrë. Ndërkohë që të rinjtë e FRPD mbajtën një minutë heshtje për nder të tij.

Lluka ishte një prej anëtarëve të këtij forumi. Ai u qëllua për vdekje një ditë më parë nga kushëriri i tij Enrik Lluka, i cili është ende në kërkim policor.