Zbulohen rreth 3 mijë rrënjë kanabis, sërish s’ka të arrestuar

policia-kanabis-620x325Efektivët e Stacionit të Policisë Memaliaj konstatuan dhe asgjësuan rreth 2765 bimë narkotike  të dyshuara Cannabis Sattiva,  në anën e majtë të përroit të lagjes “Leshnje” , në afërsi të fshatit “Kalivaç”, bashkia Memaliaj.

Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, parashikuar nga neni 284 i Kodit Penal.