Zëvendësimi i orëve të mësimit do të nisë në muajin mars

Në muajin mars do të nisë zëvendësimi i orëve të mësimit, të cilat janë humbur gjatë periudhës së pezullimit për shkak të gripit dhe të motit të keq.
Deklarata është bërë nga Drejtoresha e arsimit parauniversitar, Zamira Gjini, e cila tha se situata po menaxhohet nga ministria e Arsimit.
“Në muajin mars nis zëvendësimi i orëve të humbura mësimore. Nuk ka asnjë gjë për t`u shqetësuar, situata do të menaxhohet dhe po menaxhiohet me sukses nga ministria e Arsimit”
Me urdhër të ministrisë së Arsimit, shkollat, çerdhet dhe universitet janë mbyllur për shkak të situatës gripale në vend dhe motit të keq.
Urdhri për mbylljen e shkollave është dhënë deri në datën 16 janar.