Zgjedhjet, kërkesë për të zhvendosur KZAZ-në e Dropullit nga fshati i Vangjel Tavos

KZAZ-ja Nr. 80 në Bashkinë Dropull e parashikuar të vendosej në fshatin Jorgucat, pritet të zhvendoset në Grapsh nëse Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve do ta miratojë kërkesën.

Kërkesa për zhvendosjen e KZAZ-së është bërë nga sekretari i saj, Klodian Micka dhe anëtarët e PS-s, me argumentin se ambientet e shkollës së fshatit Jorgucat nuk janë të përshtatshme dhe s’ka siguri për ruajtjen e bazës materiale.

Kjo kërkesë nuk është firmosur nga përfaqësuesi i LSI-së. Mbetet për t’u parë se çfarë vendimi do të marrë KQZ-ja.