Zgjedhjet, lista e kandidatëve të LSI për qarkun Gjirokastër

Mbledhja e kryesisë së LSI ka rikonfirmuar 90% të deputetëve aktualë në listën e kandidatëve të zgjedhjeve parlamentare të 18 qershorit.  Bien në sy rikandidimi i dy ish-ministrave të Drejtësisë, Nasip Naço dhe Ylli Manjani, ky i fundit i shkarkuar pak muaj më parë pas kritikave të ashpra në adresë të disa prej kolegëve të tij në qeveri, por edhe vetë kryeministrit Edi Rama. Lista e kandidatëve të deputetëve të LSI do t’i përcillen sot Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, pikërisht në afatin e fundit të dorëzimit të tyre. Sa i përket qarkut Gjirokastër, lista është si më poshtë:

1.Vangjel Tavo

2.Ediola Braho

3.Entela Brahimi

4.Gjergji Petro

5.Freskida Cako