Zgjedhjet të dielën, kush do të jetë kryetari i ri i PD Gjirokastër?

Pas një mbledhje të zhvilluar me të deleguarit në bazë dhe takimit të dytë të zhvilluar sot, kreu demokrat Lulzim Basha ka vendosur që zgjedhjet në degët e PD-së të mbyllen brenda dy javësh. Basha ka vendosur sot që Kuvendi kombëtar të mbahet më 15 dhjetor dhe Brenda dy javësh të mbyllen zgjedhjet në degët e PD-së.

Degët që kanë përfunduar zgjedhjet ne grupe seksione do mbyllin Brenda kësaj fundajave zgjedhjen e kryetarit dhe kryesisë. Për degët ku ende s’kanë përfunduar zgjedhjet e kryetarëve të grup seksioneve Basha ka vendosur që të mbyllen brenda kësaj javë dhe javën e ardhshme të zgjedhin kryetarin dhe kryesitë, për të shkuar me tej në kuvendin e 15 dhjetorit.

Sa i përket Gjirokastrës ende nuk janë shpallur kandidaturat, por paraprakisht mësohet se kryetari aktual, Roland Bejko, pritet të garojë sërish për një mandat tjetër. Emri i tij është propozuar nga rreth 50 seksione të PD-së. Me siguri që do të ketë emra të tjerë në garë, por gjasat janë që Bejko të rikonfirmohet, kështu që zor se të dielën do të ketë surpriza.