Zhulat, monumenti i Idriz Sulit në rrezik, banorët kërkojnë ndihmë (VIDEO)

Monumenti 3 metra i lartë i Idriz Sulit i vendosur në qendër të fshatit Zhulat ka filluar të kalbet.

Vepra e realizuar pak vite më parë prej Murat Kerajt njihet si skulptura e vetme masive në dru e krijuar në Shqipëri.

E gedhendur mbi trungun e tharë të rrapit 500 vjeçar të Zhulatit, banorët e zonës thonë se skulptura e ktheu tragjedinë në vlerë dhe u dhuroi Labërisë një vepër me vlera shpirtërore.

Kreu i fshatit Zhulat thotë se banorët kërkojnë ndihmë për ta shpëtuar Idriz Sulin dhe bashkë me të memorien e rrapit të Zhulatit.

Monumenti ka nevojë të shkëputet nga rrënjët për të evituar kalbjen e mëtejshme, ndërsa kërkon edhe ndërhyrje të tjera konservuese në pjesë të tjera jugore.