Zjarr në “18 Shtatori”, dyshohet për zjarrvënie të qëllimtë (VIDEO)

Një zjarr ka rënë mbrëmjen e sotme në lagjen “18 Shtatori” në Gjirokastër. Sipas raportimeve zjarri ka rënë pranë Universitetit “Eqerem Çabej”.

Mësohet se fillimisht zjarri ka nisur tek disa shkurre, por rrezikonte të depërtonte në një banesë private dhe blloqeve të tëra të pallateve që ndodheshin aty pranë.

Por për fat kjo nuk ka ndodhur pasi zjarrfikësit kanë bërë të mundur neutralizimin e zjarrit. Ende nuk dihen shkaqet e zjarrit, megjithatë policia dyshon se bëhet fjalë për një zjarrvënie të qëllimtë.