Zjarr në fshatin Selckë, flakët rrezikojnë banesat, ndërhyn helikopteri

Sipas Emergjencave Civile, gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë vendin janë shënuar 6 vatra zjarri.

Në operacione për shuarjen e zjarreve janë angazhuar 40 punonjës zjarrfikës, 5 automjete zjarrfikëse, 60 forca ushtarake, punonjës të Pyjores e të bashkive dhe vullnetarë, të mbështetur edhe nga helikopterë. Sa i perlet qarkut Gjirokaster, raportohet se në fshatin Selckë, Bashkia Dropull ka rënë zjarr në një sipërfaqe me shkurre dhe pisha.

Banorë të zonës dhe forca ushtarake kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë punuar për shuarjen e zjarrit.

Zjarri ka rrezikuar dhe banesat e fshatit. Për këtë është ndërhyrë me anë të helikopterit i cili ka shuar zjarrin.