Zjarri i madh në Jorgucat, bllokohet rruga drejt Muzinës (FOTO)

Vatra e zjarrit e rënë pasditen e djeshme në Malin e Gjerë, pranë fshatit Jorgucat është ende aktive.

Forca të shumta zjarrfikëse po vazhdojnë përpjekjet prej orësh për të vënë në kontroll flakët.

Në ndihmë ka ardhur edhe një helikopter.

Ndërkohë sot pasdite raportohet se herë pas here ka qenë e bllokuar edhe rruga Qafa e Muzinës-Jorgucat, për shkak të situatës së krijuar nga zjarri.

Siç shihet në foto, dhjetra automjete kanë pritur në radhë.