Zjarri në Dropull, digjen dy shtëpi në fshatin Goricë, flakët kërcënojnë edhe Terihatin

Ndërsa flakët rrezikojnë shtëpitë e fshatit Terihat, më herët është riaktivizuar sërish vatra e zjarrit në fshatin Goricë.

Raportohet se flakët depërtun në dy banesa, ndërsa në disa shtëpi të tjera pati dëme në pjesët e jashtme, muret anësore dhe oborre.

Aktualisht vijon operacioni për vënien nën kontroll të flakëve në të dy fshatrat e Bashkisë Dropull.

Një ditë më parë u dogj një tjetër shtëpi në fshatin Grapsh.