Zjarri në familjen Bilibashi, kërkohet 1.5 milion lekë dëmshpërblim nga shteti

bilibashiZjarri i rënë mbrëmjen e 2 dhjetorit në kasollen dhe haurin pranë shtëpisë së Hibe Bilibashit në Libohovë ka shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale dhe në gjënë e gjallë.

Familjarët thonë se janë djegur dy kokë dhi race, dhjetra kokë pula, dy qenë, dhjetra dengje me bar,  qepë, fasule, patate dhe shumë materiale të tjera.

Sipas tyre dëmi përllogaritet në rreth 1.5 milion lekë të vjetra. Ata kërkojnë dëmshpërblim nga shteti për të përballuar këtë fatkeqësi. Shkaqet e zjarrit nuk dihen ende.

Dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme dhe për zjarr nga pakujdesia, ndërsa përjashtohet mundësia që zjarri të jetë shkaktuar nga ndonjë shkëndijë elektrike.