Zjarri në Suhë e Stegopul, 150 hektarë është sipërfaqja e djegur

150 hektarë kullotë me bar dhe shkurre të djegur. Ky është bilanci i zjarrit të rënë tre ditë më parë në fshatin Suhë dhe Stegopul, Bashkia Libohovë.

Të dhënat konfirmohen nga Policia Gjirokastër, e cila e klasifikon këtë zjarr si aksidental. Ndërkohë flakët dogjën edhe pellë të llojeve të ndryshme në shapin e Malit të Lunxhërisë.

Zjarri rrezikoi disa banesa të fshatit Suhë dhe Stegopul.

Pas ndërhyrjes së shërbimit zjarrfikës dhe banorëve të zonës, flakët u vunë nën kontroll.

/Libohova Online/