Zyrtare/ Kur do të luhen 15 minutat e mbetura të Shqipëri – Maqedoni

tmp_27253-loja-1888-780x439766929296Menjëherë pas ndërprerjes së ndeshjes Shqipëri – Maqedoni, zyrtarët e FIFA-s, UEFA-s si dhe përfaqësuesit e të dy skuadrave janë mbledhur në ambientet e stadiumit “Loro Boriçi” për të diskutuar rreth mënyrës së si do të zhvillohen minutat e mbetura të takimit.

Rregullorja parashikon që në raste të tilla, kur ka ndërprerje të ndeshjeve për shkak të kushteve atmosferike, minutat e mbetura mund të zhvillohen brenda 24 orëve të ardhshme, nëse kushtet janë të përshtatshme.

Pala maqedonase kërkonte që minutat e mbetura të ndeshjes të luheshin në orën 12:00 të së martës duke argumentuar se pas takimit do të ktheheshin sërish në Maqedoni me autobus.

Në krahun tjetër pala shqiptare kërkonte që këto minuta të luheshin në orën 16:00 pasi nuk kishte prenotuar një hotel në Shkodër, por në Shëngjin, dhe kërkonte më shumë kohë për t’u çlodhur.

Është dashur ndërhyrja e të deleguarit të FIFA-s për të vendosur që pjesa e mbetur e takimit të luhet në orën 14,00 të ditës së martë.

Njoftimi zyrtar i FSHF-së

Ndeshja Shqiperi – Maqedoni rifillon neser ne oren 14.00. Federata Shqiptare e Futbollit, njofton se ndeshja mes Shqiperise dhe Maqedonise, e nderprere ne minuten e 75 ne pjesen e dyte per shkak te nje stuhie shiu do te zhvillohet neser. Pas sygjerimeve te te dyja skuadrave, FIFA vendosi qe ndeshja te zhvillohet neser ne oren 14.00 ne stadiumin e Shkodres. Ajo do te rifilloje, ne minuten qe eshte nderprere.