Zyrtare/ Zinedine Zidane trajneri i ri i Real Madrid

zidaneZinedin Zidane do të marrë drejtimin e Realit të Madridit. Pas shkarkimit të Rafa Benitezit, presidenti i klubit madrilen në përmjet një konference për shtyp ka prezantuar emrin e ri të trajnerit që do të udhëheqë “Los Blankos”.

Ashtu siç hulumtuan dhe mediat spanjolle, Zidane do të jetë në krye të skaudrës madrilene.

“Kam marrë një vendim shumë të vështirë për mua, pasi kemi shkëputur kontratën e Rafa Benitezit si trajner i Real Madridit. Ne po ashtu kemi vendosur që drejtimin e skuadrës ta marrë Zinedine Zidane, i cili është legjendë e kësaj skuadre”, tha Perez.

Ndërsa Zidane tha se: “Dëshiroj të falënderoj klubin që më dha mundësinë të drejtoj skuadrën më të mirë në botë. Do të bëjë gjithçka që të fitojmë diçka këtë edicion. Nesër do të fillojmë punën më skuadrën dhe do të japim gjithçka për të fituar tituj. Sot është një ditë emocionale për mua, më shumë se sa kur nënshkrova si lojtar. Do ta jap zemrën time për këtë skuadër”.