1.5 miliard lekë kushtojnë prioritetet e Bashkisë Libohovë për vitin 2015. A do të financohen?!

 1.5 miliard lekë kushtojnë prioritetet e Bashkisë Libohovë për vitin 2015. A do të financohen?!

bashkia libohoveBashkia Libohovë ka bërë publike prioritetet në projektet infrastrukturore për vitin 2015. Në total janë 5 prioritete, të cilat synohet të kthehen në projekte konkrete dhe më pas të kërkohet financim për realizimin e tyre.

Së pari është rikonstruksioni i qendrës së qytetit Libohovë dhe i unazës së qytetit. Kostoja e paravlerësuar e punimeve parashikohet të jetë në vlerën 25.000.000 lekë.

Së dyti është rikonstruksion i ujësjellësit të qytetit Libohovë. Kostoja e paravlerësuar e punimeve parashikohet të jetë në vlerën 18.000.000 lekë.

Së treti është rikonstruksioni i rrugës Kthesa e Libohovës-Labovë- Suhë-Pogon-Zagorie. Kostoja e paravlerësuar e punimeve parashikohet të jetë në vlerën 93.000.000 lekë.

Së katërti është rikonstruksioni i rrugës Kthesa e Libohovës-Bulo- Suhë-Goranxi. Kostoja e paravlerësuar e punimeve parashikohet të jetë në vlerën 12.000.000 lekë.

Së pesti është rikonstruksioni i rrugës Drino-Nepravishtë e Poshtme. Kostoja e paravlerësuar e punimeve parashikohet të jetë në vlerën 4.000.000 lekë.

Është Fondi Shqiptar i Zhvillimit ai që do të vlerësoje këto projekte dhe më pas do të vendosë për financimin e tyre. Në total këto investime, sipas kosotove të paravlerësuara, shkojnë në rreth 1.5 miliard lekë të vjetra. Pak si e pamundur që gjithë këto para t’i shkojnë brenda një viti një bashkie të vetme, sado “bujar” të tregohet Fondi Shqiptar i Zhvillimit. Megjithatë, nëse ka diçka që kërkon zgjidhje të menjëhershme në Libohovë, është rrjeti i ujësjellësit.

Ky duhet të jetë prioriteti i të gjitha prioriteteve. Në Libohovë nuk ka ujë për të gjithë, jo 24 orë në ditë, por as 20 minuta në ditë, sidomos gjatë verës. Investimet në ujësjellës u premtuan edhe në fushatën e zgjedhjeve të vitit 2011, por ndërsa pas 6 muash kemi sërish zgjedhje, situata e furnizimit me ujë është po e njëjta. 

 

Libohova Online

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *