1 vit nga vrasja në Lazarat, RENEA përkujton Ibrahim Bashën

13528855_1781852448767785_4629224732082571465_n-1Sot në varrezat e Dëshmorëve është përkujtuar efektivi  i RENEA, Inspektor Ibrahim Basha, i cili humbi jetën një vit më parë në Lazarat.

Në këtë ceremoni ishin të pranishëm, Drejtori i Policisë së Shtetit Drejtues Madhor Haki ÇAKO, ZvDrejtori i Policisë së Shtetit Drejtues i Lartë Rebani JAUPI, Drejtori i Pergjithshem per Krimin e Organizuar e Krimet e Renda Drejtues i Larte Ardian ÇIPA, Përfaqësues të Komisariatit Special RENEA, Përfaqësues të Akademisë së Sigurisë dhe përfaqësues të Lartë të Policisë së Shtetit.

Në fjalën e rastit,  Çako shprehu dhimbjen dhe njëkohësisht nderimin për sakrificën dhe aktin sublim të Dëshmorit të Atdheut Ibrahim Basha.

“Sot të gjithë ne mblidhemi dhe reflektojmë mbi vlera të tilla si nderi, sakrifica, detyra e përkushtimi. Dhe kur vlera të tilla lartësohen nga vepra të tilla sublime si dhënia e jetës, të gjithë ne që mbajmë uniformën e Policisë, jemi krenar që ishim shokët, miqtë dhe kolegët e Ibrahim Bashës. Shembulli i tij na frymëzon dhe na motivon për të vazhduar më tej për të përmbushur misionin për të cilin ai u sakrifikua, për të mbrojtur vlerat më të mira të një shoqërie demokratike, për të ofruar rend dhe siguri në shoqëri.”

13522863_1781853035434393_6377349173792531288_o