10 batutat e famshme që Jose Mourinho ka lënë në histori

Mourinho-Handcuffs_0-300x226Jose Mourinho mbahet mend jo vetëm për ato që ka bërë në fushë, apo për gjestet jashtë saj. I famshëm është edhe për batutat e tij para gazetarëve. Në 15 vite karrierë “Gazeta dello Sport” ka mbledhur 10 batutat e tij më të famshme që lapsi.al i sjell më poshtë.

1/ Special One – 10 qershor 2004 (konferencë shtypi për prezantimin te Chelsea)

“Ju lutem mos më quani arrogant. Jam kampion i Europës dhe mendoj se jam special. Nëse do të doja një punë të lehtë do të qëndroja në Porto i ulur në një sedilie blu, me një Champions League të fituar, ku do të ishte Zoti dhe pas Zotit unë…”

2/ Unë nuk jam legen – 4 giusht 2008 (konferencë shtypi e prezantimit te Inter)

Pyetje: “Mendoni se Lampard do të përshtatej në futbollin italian?

Mourinho: “Përse më pyet për një lojtar të Chelsea?”

Pyetje: “Është një mënyrë hileqare për të dalë në një temë që ju sapo e anashkaluat”

Mourinho: “Po, pooo… Por unë nuk jam legen”

3/ Munih – 15 shtator 2008 (replikë me Pietro Lo Monaco, administrator i Catania që kishte thënë se “Moirinhos i duhen thyer dhëmbët me shkop”).

“Unë njoh murgun (monaco) e Tibetit, Principatën e Monacos, Bayern Monaco Grand Prix di Monaco. Nuk njoh të tjerë. Nëse ky Lo Monaco kërkon të bëhet i njohur duke folur për mua duhet të më paguajë shumë. Unë kam aktualisht disa sponsor që më paguajnë për të bërë publicitet”.

4/ Zero tituj – 3 mars 2009 (Polemika pas një penalltie dhënë Interit Kundër Romës)

“Mua nuk më pëlqen prostitucioni intelektual, mua më pëlqejnë ndershmëritë intelektuale. Më duket se ditët e fundit ka një manipulim intelektual në një mënyrë për të ndryshuar opinionin publik. Ditët e fundit nuk është folur për Romën që lojtarët të mëdhenj, por që do ta mbyllë sezonin me zero tituj. Nuk flitet për Milanin që ka 11 pikë më pak se ne dhe do ta mbyllë sezonin me zero tituj. Nuk flitet për Juven që ka marrë shumë pikë nga gabimet e arbitrave”.

5/ Armiqtë – 22 gusht 2009 (fillim i kampionatit)

“Kam shprehur një mendim timin si një njeri i lirë në një vend të lirë (për çështjen e zero titujve) dhe menjëherë kam dëgjuar armiqtë dhe zhurmën e tyre. Kjo më pëlqen: sa flas unë ata janë menjëherë në këmbë…”

6/ Anti-Juve – 19 shkurt 2010 (Polemika pas një penalltie dhënë për Juve)

“Zonë të penalltisë prej 25 metrash ka vetëm në Itali”

7/ Por qué? – 27 prill 2011 (Konferencë post Real-Barcellona 0-2, gjysmëfinale e Champions League)

“Nëse ju them juve apo UEFA-s atë që mendoj dhe që ndiej karriera ime përfundon sot. Dhe meqë nuk mund të them atë që ndiej, kam vetëm një pyetje. Shpresoj një ditë të kem një përgjigje. Pyetja është: “Pse? Pse? Pse Ovrebo? Pse Busacca? Pse De Bleeckere? Pse Frisk? Pse Stark? Pse? Pse në çdo gjysmë finale ndodh e njëjta gjë. Pse Ovrebo prej 3 vitesh? Pse Chelsea nukmundi tëshkonte në finale? Nuk e di nëse është reklama e Unicef apo pushteti i zotit Villar brenda UEFA”.

8/ Google 1 – 21 qershor 2012 (Intervisë e Gazzetta dello Sport)

“Do të isha një mediokër? Respektoj të gjitah opinionet, edhe ato të Zeman. Më falni ku punon ky Zeman. Do ta kërkoj në Google”.

9/ Google 2 – 15 shtator 2015 (Konferencë para Chelsea-Maccabi)

“Ne jemi akoma kampionë të Anglisë dhe unë jam akoma një Special dhe Happy One. Nëse kthehemi pas 3 muaj ishim skuadra më e mirë e Anglisë, trajneri më i mirë dhe lojtarët më të mirë. Kriza e pas 3 viteve? Klikoni në google në vend që të bëni pyetje budallaqe dhe shihni çfarë më ka ndodhur mua në vitin e tretë të një skuadre”.

10/ IPSE DIXIT – 3 tetor 2015 (Fjalët e fundit të famshme të Mou, 2 muaj e gjysmë para se të pushohej nga Chelsea)

“Nëse klubi do të më përzërë, duhet ta bëjë sepse unë nuk kam ndërmend të iki. Të fitojmë titullin tani është shumë e vështirë sepse distanca është shumë e madhe, por jam i bindur që do ta mbyllim mes 4 më të mirave. Është një moment i rëndësishëm në historinë e klubit sepse nëse do të më përzenë tani do të largojnë trajnerin më të mirë që ata kanë pasur ndonjëherë”.