10 futbollistët më të shtrenjtë të Kombëtares Shqiptare

Me siguri secilit prej jush ju intereson se cilët janë futbollistët më të shtrenjtë shqiptarë.

Në listën tonë i kemi futur vetëm ata të Kombëtares Shqiptare, pasi, po të futeshin edhe lojtarët tjerë shqiptarë që përfaqësojnë vendet tjera, lista do të dukej krejt ndryshe.

Këta janë 10 futbollistët më të shtrenjtë të Kombëtares Shqiptare:

1. Shkëlzen Gashi, 9 milionë Euro

Gashi, ka mbyllur një sezon fantastik te Baseli në Zvicër, duke u shpallur golashënuesi më i mirë i sezonit.

2. Elseid Hysaj, 8 milionë Euro

Elseid Hysaj ka bërë një paraqitje dinjitoze në Serinë A me skuadrën e tij Empoli dhe me Kombëtaren. Hysaj ka qenë në formë optimale duke luajtur në te gjitha ndeshjet e këtyre eliminatoreve si mbrojtës i djathtë.

3. Ergys Kaçe, 5 milionë Euro

Kaçe është një “Gjeni” trajneri i Paok i ka thurur elozhe të pafundme magjistarit, i cili na dhuroi fitoren historike përballe Francës.

4. Bekim Balaj 3.5 milionë Euro

Bekim Balaj është transferuar tek Rijeka në Kroaci dhe është nën vëzhgimin e klubeve evropiane për ta pasur pjesë të tyre.

5. Etrit Berisha, 3 milionë Euro

Etrit Berisha, padyshim është gardiani më i mirë që kemi pasur në historinë e futbollit tonë.

6. Taulant Xhaka, 2,5 milionë Euro

Taulant Xhaka është një mesfushor shume i fortë dhe me një klas të lartë, i denjë për klubet më të mira në Evropë.

7. Lorik Cana, 2,2 milionë Euro

Kapiteni është shpirti i këtij grupi që po arrin rezultate historike për kombëtaren tonë. Ndonëse tek ekipi i Lazios nuk ka gjetur hapësirën e mjaftueshme, ai është një futbollist me kualitet të jashtëzakonshëm.

8. Sokol Cikalleshi, 2 milionë Euro

Cikalleshi po arrin shume ne karriere gjate dy viteve është transferuar nga Kategoria Superiore ne Kroaci dhe se fundmi ne Turqi. Sokoli është një futbollist me përgatitje fizike te admirueshme.

9. Alban Meha, 1.5 milionë Euro

Alban Meha, snajperi i Kombëtares. Le të shpresojmë që të shënoj kundra Serbisë.

10. Ermir Lenjani, 1 milionë Euro.

Lenjani ndonëse renditet në vendin e dhjetë për pagesë, ai e meriton padyshim këtë notë. Është futbollisti qe i ka dhënë gjak kuqezinjve me lojën e tij.